E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Kur siguria e MEK është më e rëndësishme se e njerëzve tuaj”/ Hakerat publikojnë një tjetër video nga Policia

Faqja e Home Lande Justice, e cila pretendon se qëndron pas sulmeve kibernetike, ka publikuar një tjetër video nga Policia e Durrësit.

 

Në video, duken ambientet e komisariatit, ndërsa shihet se asnjë efektiv nuk është i pranishëm në vendin e punës.

 

Reklamë

Në llogarinë Telegram, ku kanë publikuar edhe videon, hakerat shkuajnë: “Kur Siguria e Terroristëve të Durrësit (MEK) është më e rëndësishme se siguria e njerëzve tuaj”.

 

Home Lande Justice, ka publikuar disa herë materiale filmike të hakëruara, ndërsa paralajmërojnë se nuk do të ndalen.

 

Kryeministri Edi Rama ka pohuar se pas dy sulmeve kibernetike, asaj të e-Albania dhe sistemit TIMS, qëndron Irani, ku edhe dëboi nga Shqipëria diplomatët.

 

Nga ana tjetër, edhe prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë