Pak më pak se tre muaj nga 37-vjeTORI, gjeniu i futbollit Messi ka hedhur dritë mbi të ardhmen e tij në futboll dhe ka shpjeguar se kur do të vendoste të tërhiqet.

Në Big Time Podcast, Lionel Messi zbuloi se mosha nuk do të ishte një faktor kur bëhet fjalë për daljen në pension. Ai shtoi se do të largohej kur të ndjejë se nuk është më në gjendje të mbajë standardet që ka vendosur jo vetëm për veten e tij, por për çdo futbollist të talentuar që depërton.

“Unë jam shumë autokritik ndaj vetes, e di kur jam mirë, kur jam keq, kur luaj mirë dhe kur luaj keq. Kur ta ndiej se është koha për ta bërë atë hap, do ta bëj pa menduar për moshën”, deklaroi fituesi i Topit të Artë, tetë herë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *