Analisti Nexhmedin Spahiu komentoi në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” takimin mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

 

Edhe pse takimi mes dy udhëheqësve u shoqërua me përplasje, sipas analistit ka filluar një dialog në një fazë më serioze dhe se po bëhet “pazari” përfundimtar për njohjen e Kosovës nga Serbia.

 

“Hapi kryesor është bërë, ai që ka kërkuar njohjen nga ana e Serbisë, pavarësisht përgjigjes së Vuçiç që nuk do ta bëjë kurrë, është një hap që gjërat po konkretizojnë në dialog.  Besoj që nuk e ka pritur nga Kurti këtë gjë, prandaj ka reaguar në mënyrë të tillë. Fakti që Serbia ka thënë “kurrë”, të njëjtën gjë ka thënë edhe për Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. Kjo një ditë do të ndodhë, por kryesore është që ka filluar një dialog në një fazë më serioze.”

 

Për Spahiun, nuk është vetëm në interes të Kosovës që marrëveshja të arrihet sa më shpejt, por edhe Serbisë.

 

“Është interes kombëtar i Kosovës që marrëveshja të bëhet sa më shpejt, e njëjta gjë edhe për Serbinë. Serbia kërkon një çmim shumë të lartë për ta njohur, ndërsa Kosova përpiqet ta mbajë me një çmim të ulët. Është një çast i përshtatshëm ky vit, përderisa opinioni botëror nuk është përqëndruar diku.”

 

Sa i përket 4 propzimeve të qeverisë së Kosovës dorëzuar në Bruksel, dukë përfshirë dhe nënshkrimin e një dokumenti ku thuhej se dy vendet nuk do ta sulmojnë njëri-tjetrin, analisti pohoi:

 

“Kryesorja është njohja, të tjerat janë gjëra që mund të krijojnë atmsoferë rreth një pazari përfundimtar. Gjërat e tjera mund të bëhen edhe pas njohjes. Problemi kryesor është mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë, e gjithë vëmendja e aleatëve të Kosovës është e përqendruar te detyrimi i Serbisë për të njohur Kosovën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *