E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Showbiz

Kur bëhen bashkë Mbretëresha Qereti dhe Princi Stanaj!

Ilustrim · Vizion Plus

I është rikthyer të gjitha bëmave të saj artistike në rrjetet sociale, duke postuar pjesë nga koncertet, prapaskenat e klipeve, grimit dhe gjithçka që shoqëron karrierën e Bleona Qeretit.

 

 

 

 

Artistja shqiptare në kërkim të famës ndërkombëtare, na ka prezantuar dje një foto me këngëtarin tjetër të famshëm, Stanaj që duket se po ngjit bindshëm shkallët e suksesit amerikan.

 

 

 

 

 

 

Në një festë ku kanë qenë të ftuar të dy artistët shqiptarë, Bleona nuk ka nguruar të shkrepë një foto me Stanaj dhe ta publikojë në Instagram, duke shkruar: “Mbretëresha dhe princi! Krenare për ty, shpirti Stanaj. Mbrëmjen e kaluar”.

 

 

 

 

 

Veshja e këngëtares sigurisht që do të ishte provokuese. Me një bluze transparente, e cila i tregonte pothuajse komplet pjesën e bustit, Bleona ishte treguar e kujdesshme të mbulonte vetëm pjesën e gjoksit. Ndërkohë që të themi të drejtën për të duket se vitet kanë ndaluar.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh