Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap vlerën e...

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm do ta...

Kuqezinjtë zhgënjejnë me Norvegjinë

26 Mars 22:13

Shqipëria e Panuccit bëri një hap mbrapa ne lojë dhe pa rezultat pasi u mund nga Norvegjia 1 me 0. Miqësorja e luajtur në Elbasan Arena, ishte tepër zhgënjyese pasi nordikët ishin shumë më lart në të gjitha drejtimet duke e dominuar ndeshjen.

 

Skuadra e trajnerit Lagerbak ishte me e saktë në qarkullimin e topit dhe fitoi thuajse te gjitha duelet në të gjitha repartet ne pjesën e parë përballë një Shqipërie pa ide, apatike dhe me shumë gabime individuale edhe ne mbrojtje.

 

Për fat të mirë nga gabimet e Ajetit dhe Mavrajt, nordikët nuk shënuan në pjesën e parë ndërsa në një rast vendimtar ishte Strakosha. Mesfusha kuqezi me Qaken dhe Ramadanin çaloi shumë në skemën 4-3-3 ku Sadiku thuajse nuk u doli asnjëherë para portës kundërshtare.

 

Në pjesën e dytë Panucci ndryshoi për pak minuta skemë duke kaluar Grezden në qendër dhe Sadiku me Balajn që u fut në fushë për të shkuar në 4-3-1-2.

 

Megjithatë asgjë nuk ndryshoi në lojën e kuqezinjve të cilët qëndruan më së shumti prapa duke pritur ekipin mik në gjysmëfushën e vet.

 

Vetëm një goditje me kokë e Sadikut në një goditje nga këndi ishte shumë pak për të ndezur motorët e Shqipërisë e cila pasi u shpëtua dy here nga Strakosha, u dorëzua më në fund në të ‘70 kur shtatlarti Rosted shënoi me kokë golin e fitores pas një goditje nga këndi.

 

Shqipëria u dorëzua para kohe duke bërë pak përpjekje për të barazuar shifrat, madje në fund norvegjezet mund të na kishin ndëshkuar sërish.

 

Një humbje kjo që na kthen me këmbë në tokë pas paraqitjeve pozitive ne fundin e edicionit të kaluar të eliminatoreve të botërorit si dhe miqësores së fitores në Turqi.

 

Deri në shtator kur nis liga e kombeve, Panucci ka ende shumë punë për të bërë.

 

 

Posted Under:
Sport
Tagged:
Kuqezinjte Shqipëri-Norvegji

Nga e njëjta kategori

Formacioni i javës, 11 lojtarët që impresionuan në javën e tretë të Superiores

më shumë...

Dimarco, surprizë para Real Madridit! Ky është vendimi i Interit

më shumë...

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit ka nisur. Kush është mbreti i ri i Realit?

më shumë...

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka në çerekfinale

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

5:48

Rënia e flokëve, çfarë funksionon vërtet për...

5:47

Abuzoi me dy adoleshente, arrestohet 33-vjeçari në...

5:28

Situatë alarmante nga zjarret në Lezhë, flakët...

5:13

E rëndë në Kosovë/ Vëllai i vë...

5:10

Hoxha takim me të Dërguarin Special të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.