E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kuqezinjtë, stërvitje në Turqi

 

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka nisur përgatitjet nga qendra stërvitore e kombëtares turke ne Stamboll ne prag te sfidës per eliminatoret e botërorit kundër izraelit ne Hiafa. Skuadra është kompletuar tashme me ardhjen e dy lojtareve te fundit Llullaku nga Kazakistani dhe Jahmir Hyka nga SHBA.

 

Nga dita kur humbiste ne Elbasan Arena me rezultatin e thelle 0-3 e deri te humbja shokuese kundër Luksemburgut, duket se do te kemi nje ndryshim radikal ne ndeshjen e radhës. Ne loje është vendi i trete ne grup dhe per ketë arsye, tekniku De Biasi kërkon te surprizoje vendasit duke shpalosur nje skeme thellësisht sulmuese nga 4-5 -1 ne 4 -3-3.

Reklamë

 

Duket se tekniku kuqezi e ka ndare mendjen te beje disa ndryshime drastike ne formacion duke future Strakoshen ne porte qe nga minuta e pare, Aliji ne mbrojtje, Kaçe ne mesfushe dhe Cikalleshi ne sulm.

 

Emrat e tjerë nuk ndryshojnë me Hysaj ne rolin e kapitenit, Gjimshiti e Mavraj ne mbrojtje, Kukeli përpara tyre. Ndërsa ne mesfushe pritet te jene edhe Roshi, Memushaj e Llullaku.

 

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit vjen ne ketë përballje vendimtare per vendin e trete me mungesat e katër lojtareve te formacionit baze, siç janë portieri Berisha, kapiteni Ansi Agolli, mesfushori Taulant Xhaka dhe sulmuesi Bekim Balaj.

 

Një fitore ne Izrael do te ktheje sadopak entuziazmin ne radhët e kuqezinjve jo vetëm te zhgënjyer, por edhe te tensionuar dukshëm pas nje humbje te papritur ndaj Luksemburgut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë