Kuqezinjtë, stërvitja e fundit në Stamboll

Dita e fundit e kuqezinjve ne kampin stërvitor te kombëtares turke ne Stamboll përpara se te zhvendosen drejt Haifes, atje ku do te përballen me Izraelin per eleminatoret e botërorit. Vazhdojnë dilemat per formacionin baze qe do te hidhet ne fushe, ndërsa është qartësuar skema qe do te përdoret; ajo është me nje sulmues te vetëm ne rreshtimin 4-5-1. Ne porte pa diskutim do te jete Strakosha.
Ne prapavije tre emra te sigurte Hysaj, Gjimshiti dhe Mavraj me Naser Aliji qe vazhdon te luftoje per nje vend titullari përballe Ermir Lenjani. Ne mesfushe Kukeli dhe Memushaj ka besimin e De Biasit ndërsa vazhdojnë dilemat per nje futbollist mes Abrashit dhe Kaces, ndërsa ushtron presion edhe Migjen Basha. I sigurte është vendi i djathte ne mesfushe, ku vazhdon ti besohet Odise Roshit. Ne te majte përsëri beteje mes Llullakut dhe Hykes me ketë te fundit me i avantazhuar. Pyka e vetme ne sulm është menduar Sokol Cikalleshi ne nje forme te mire me skuadrën e tij turke, i cili ka parakaluar heroin e evropianit Armando Sadiku. Me paraqitjet ne sfidat e fundit shume larg asaj qe treguan ne europian, De Biasi kërkon kthyesen e madhe kundër Izraelit, duke kërkuar hakmarrje per ate turpërim 0-3 ne Elbasan Arena.
Tekniku Italian gjate gjithë ketyre ditëve ne stërvitje ka kërkuar përqendrim maksimal nga lojtaret, presion ndaj kundërshtarit dhe mos lënien e hapësirave. Nese do te ndodhte kështu, atëherë Izraeli ka lojtare te afte te organizohet, te qarkulloje topin per te goditur me pas rrezikshëm. Takimi i vlefshëm per grupin G do te luhet ditën e djele ne orën 20-45 dhe do te drejtohet nga nje treshe gjyqtaresh bjellorus.




