Kuqezinjtë në prag të Izraelit

Ne ditën e dyte te grumbullimit me nga dy seanca ne dite duket se ka nje dileme te madhe nga ana e teknikut De Biasi jo vetëm per skemën, por edhe me formën e lojtareve ku ka te paktën 4 balotazhe per katër vende ne formacionin baze. Edhe pse po punohet me ritme te larta ne bazën e kombëtares turke ne Stamboll ka ende kohe per te qartësuar 11-shen e formacionit qe do te hidhet ne fushe ndaj Izraelit ne Haifa.
Përveç përqendrimit te përgatitja fizike tekniku De Biasi pressing per te fituar topin, por dhe kontrollin e tij kur ekipi e ka ne zotërim. Disa kërkesa te tjera te numrit nje te pankines shqiptare kane qene loja nga krahët shpejtësia per te krosur drejt zonës kundërshtare. Për sa i përket dilemave ne ditën e dyte, Aliji duhet ta mbroje fanellën e titullarit ne krahun e majte te mbrojtjes. Ne mesfushe duket edhe problem me i madh me Kukeli, Basha, Memushaj me te avantazhuar deri ne keto moment se Kace e Abrashi ndërkohe qe Roshi duket i sigurt ne krahun e djathte.
Një tjetër duel i forte duke ai mes Llullakut dhe Hykes me kete te fundit qe po tregon nje forme mjaft te mire kohet e fundit dhe ne kampionatin amerikan. Por konkurrenca behet akoma me e forte me rikthimin e Lenjanit. Për sa i përket skemës taktike De Biasi pas dështimit me 3-5-2 ndaj Luksemburgut ne diten e dyte ka rikthyer skemën e triumfit qe çoi kuqezinjtë ne europian ate 4-5-1.




