Subscribe

Pas dy fitoreve njëra e mundimshme dhe tjetra cinike kundër nje skuadre te vogël, Shqipëria e Xhani De Biasit u detyrua te kapitulloje ne Shkodër, duke pësuar humbjen e pare e duke i lëshuar kreun e renditjes Spanjës. 2-0 ne “Loro Borici” kundër iberikeve te cilët nen petkun e nje skuadre te madhe i dhuruan nje leksion kuqezinjve te De Biasit me kontrollin e lojës, presionin dhe rendimentin. Përballe nje skuadre qe luan me topa te shkurtër dhe i pëlqen ta qarkulloje dendur atë, kuqezinjtë e De Biasit u munduan te mbrohen mire, te mbyllin hapësira ne mbrojtje si nga krahët ashtu dhe ne qendër, duke mos i dhëne mundësinë kundërshtarit te gjente rrjetën. 0-0 pjesa e pare me portierin Berisha dhe qendërmbrojtësin Gjimishiti, protagoniste me lojën e tyre. Gjithsesi kundër nje skuadre ish-kampione bote ishte e pamundur te dilje drejt zonës se tyre, me De Gea spektatore ne me te shumtën e kohës. Fillimi i pjesës se dyte ishte përsëri i shpejte dhe asfiksues nga skuadra e teknikut Lopetegui qe ne minutën e 55 gjeti per here te pare rrjetën, kjo ne fakt jo per merite te tyre, por edhe nga nje gafe e portierit Berisha deri ne ate momente ne nje forme te jashtëzakonshme. Gardiani shtatlarte i Shqipërisë ne përpjekje per te pasur i dhuroi nje top kundërshtarit. Përfitoi David Silva qe me shpejtësi ne te djathte dhuroi nje top per Diego Costa qe per detyre kishte vetëm te shtynte topin drejt rrjetës. 8 minuta me vone tashme te çoroditur kombëtarja shqiptare pësoi edhe golin e dyte kete here me Noliton i sapofutur ne ketë ndeshje qe pasi kaloi Hysaj mposhti edhe Berishën me nje diagonale. Kapitullim pa kushte per Shqiperine ne nje ndeshje shume me te vështire nga c’priste , qe tashme duhet te rikapituloi forcat përballe rivalit direkt për vendin e trete ne grup, Izraelit ne nëntor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *