E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kuqezinjtë dështojnë në Evian ndaj Ukrainës, Ndoj shënon golin e nderit

Kombëtarja shqiptare humbi miqësoren përballë Ukrainës ne Evian të Francës duke shënuar një tjetër rezultat zhgënjyes. Të përzgjedhurit e Shevcenkos arritën të shënojnë katër here.

 

Në minutën 31 ishte Konopianka qe zhbllokoi rezultatin duke mposhtur portierin Etrit Berisha. Dy golat e tjerë u shënuan nga Jarmolenko në të 35-ën dhe 45-ën. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3 me 0 për Ukrainën.

 

Reklamë

Ashtu siç ndodhi edhe ne miqësoren me Kosovën mbrojtja e kuqezinjve ishte thuajse inekzistente duke bere gabime te pafalshme.

 

Zëvendësimet ne pjesën e dyte nuk e ndihmuan dot trajnerin Panucci te nxirrte ekipin nga kriza. Megjithëse patën disa raste për te shënuar ne portën e Ukrainës futbollistet e kombëtares shqiptare e patën te vështirë te konkretizonin aksionet.

 

Ne minutën e 88-të Emanuele Ndoj shënoi golin e nderit për kuqezinjtë. Por pa iu gëzuar ende mire këtij momenti Konopianka mposhti serish portierin Berisha duke shënuar golin e tij dyte ne këtë miqësore dhe te katërtin për Ukrainën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë