E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kupa e vogël e Europës, Kumbulla e Hysaj njohin rivalët, Milan short jo të lehtë

Është hedhur në Nion të Zvicrës dhe shorti i kupës së vogël të Europës ku 48 skuadrat mësuan kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve. Në garë janë edhe klube që në organikën e tyre kanë lojtarë shqiptarë siç është Roma e Marash Kumbullës, e cila do të ketë përballë skuadrën që eliminoi Tiranën një tur më parë Young Boys.

Ndërsa grupin do e kompletojë Kluzh dhe CSKA Sofie. Napoli i Elseid Hysaj nuk do e ketë shumë të lehtë ku përballë do të ketë spanjollët e Real Sociedad e përveç tyre edhe holandezët e Alkmar dhe kroatët e  Rijekës. Ndërsa Paok, i Enea Mihaj do të luaj me Psv-në , Granadën dhe qipriotët e Omonia Nikosia.

Short i vështirë ka rënë për kuqezinjtë e Milanit, në grupin H  të cilët do të tentojnë  kreun e tabelës kur përballë kanë kundërshtarë jo te lehte si Selltik,Sparta Pragës dhe francezët e Lille.

Në grupin J Totenhem i Murinhos do të ndeshet me Ludogorets , LASK Linz dhe belgët e Rojal Antwerp. Ndërsa Arsenal në grupin B  i ka buzëqeshur fati kur  përballë ka Rapid Viene , norvegjezët e Molde apo irlandezët e Dundalk.

Takimet e para do të luhen në datën 22 tetor. Nga 12  grupe në total kualifikohen për më tej dy skuadrat e para të çdo grupi. Gjatë hedhjes së shortit sulmuesi i Interit Romelo Lukaku mori çmimin lojtari më i mirë në Europa League për sezonin  që lamë pas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë