Skënderbeu e bën lehtësisht të kalueshëm turin e parë të Kupës së Shqipërisë që me fitoren e thellë të arritur në ndeshjen e parë ndaj Devollit. Ekipi korçar fitoi me rezultatin 4-1 në stadiumin e Bilishtit.

 

Në një lojë përgjithësisht të pëlqyeshme për ekipin korçar shënoi së pari Dita me penallti në ’43 të pjesës së parë. Goli i sigurisë për bardhekuqtë në këtë fitore erdhi në ’78 nga Vitia. Fundi i takimit rezervoi edhe tre gola të tjerë.

 

Tako ngushtoi rezultatin për vendasit në ’80 po sa për statistikë. Tre minuta më vonë Pollozhani realizoi nga një goditje dënimi dhe në fundin e ndeshjes në ’91 regjistroi golin e parë me bluzën e Skënderbeut edhe Muja nga një goditje jashtë zone.

 

Devolli me një formacion kryesisht me lojtarë të rinj dhe pa synim në ecurinë e mëtejshme të kupës nuk e përballoi dot lojën dhe përvojën Skënderbeut. Nga ana e tij, trajneri i Skënderbeut Ilir Daja u shpreh i kënaqur me lojën dhe tezultatin e aritur nga të vetët në këtë ndeshje të vajtjes në turin e parë të Kupës së Republikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *