E diel, 4 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kupa e Italisë/ Shpendi i shënon Veronës, sulmuesit shqiptarë shkëlqejnë në Europë

Sulmuesit shqiptarë duken se e kanë nisur të gjithë me këmbën e duhur këtë sezon të ri futbollistik.

Pas Dakut në Rusi, Uzunit në miqësore, Hoxhës në Conference league, tashmë edhe Kristjan Shpendi ka shënuar në ndeshjen e parë sezonale me Çezenën.

Reklamë

Shpendi ka realizuar golin e dytë për skuadrën e Çezenës përballë Veronës në kupën e Italisë.

Ky është goli i dytë i Shpendit në Kupë për këtë sezon pas atij të shënuar në datën 4 ndaj Padovës, po në Kupën e Italisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë