Vendi
Kundërshtoi e goditi me grushta punonjësit e policisë, arrestohet 27 vjeçari

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Divjakës pasi kundërshtoi punonjësit e Patrullës së Përgjithshme.
Shtetasi I arrestuar është me inicialet E.B, 27 vjeç, banues në Divjakë
Reklamë
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e plazhit të Divjakës, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grushta dy punonjës policie.
27 vjeçari akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




