E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kundërshtohet ndërtimi i HECE-ve, banorët e shtatë fshatrave në Mat thonë se rrezikojnë të mbeten pa ujë

Banorët e shtatë fshatrave në Njësinë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit kundërshtojnë ndërtimin e dy hidrocentraleve.

Ata kanë zhvilluar disa protesta deri tani ndërsa shprehen se janë totalisht kundër ndërtimit të këtyre dy HEC-eve, pasi sipas tyre shkatërrohet ekosistemi dhe nuk do të ketë ujë të pijshëm dhe për vaditje.

Reklamë

“E vetmja pasuri që ka Kurdaria është ky përrua. Me këtë jetojmë, mbajmë blegtorinë”, tha një banor.

“Nëse s’ka ujë, fshati është i mbaruar. Pa ujë nuk ka jetë”, tha një banor tjetër.

Reklamë

Anëtari i Këshillit të Bashkisë Klos, Gentian Gjinaj tha se futja e ujit në tuba për HEC-e do të ishte fundi i jetës në këto fshatra, ndaj do të përdoret çdo mekanizëm për ta ndaluar.

“Jemi mbledhur këtu për të kërkuar më shumë transparencë. Si do ndërtohen, kush do t’i ndërtojë, çfarë projektesh janë. Banorët janë të irrituar sepse pretendojnë se u rrezikohet uji i pijshëm dhe ai vaditës”, tha Gjinaj.

I pranishëm në këtë protestë ishte edhe deputeti Agron Malaj i cili deklaroi mbështetjen e tij ndaj banorëve si dhe u shpreh se do të kërkohet anulimi i gjithë procedurës për ndërtimin e dy hidrocentraleve.

Banorët paralajmëruan vijimin e rezistencës së tyre si dhe kërkuan nga institucionet vendore e qëndrore të ndalin zbatimin e projektit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë