E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kundërshtari doli me doping, Erkand Qerimaj fiton medaljen e bronzit në Botëror

Erkand Qerimaj merr medaljen e bronxit ne peshëngritje, një muaj pas botërorit te zhvilluar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

 

Qerimaj doli i katërti ne gare, por pas rezultateve pozitive për doping te rumunit Dimitru Kaptari, medalja sipas rregullave i kalon sportistit te renditur pas tij.

 

Lajmin e mire për peshëngritjen shqiptare e ka njoftuar vete sportisti Qerimaj. Ai vjen pas skandalit qe u krijua me sportisten Romela Begaj e cila rezultoi pozitive ne analizat e dopingut dhe për këtë arsye Federata Europiane i hoqi te drejtën Shqipërisë për te organizuar kampionatin europian ne muajin mars.

Vazhdo të lexosh

Reklamë