Roma ringrihet pas dy humbjeve rresht në kampionatin Italian.Verdhekuqtë mundën 2 me 0 Specian në takimin e fundit të javës së 17. Derbi i shqiptarëve fituar nga Marash Kumbulla i preferuar nga Murinjo, përballë Rei Manajt që bëri një ndeshje pozitive tek miqtë, ndonëse nuk mundi të shënojë. Mbrojtësi anglez Smalling zhbllokoi rezultatin, pas një goditje nga këndi. Një rezultat që nuk ndryshoi më gjatë pjesës së parë pavarësisht tentativave të verdhekuqve me anë të Vinjës, Abraham dhe Veretu. Ndërsa miqtë patën një rast të mirë me anë të Reka, të pashfrytëzuar para portierit Rusi Patrisio. Në startin e pjesës së dytë është menjehere Manaj protagonist..sulmuesi kuqezi ka dy raste mjaft të mira përf të barazuar mirëpo në fillim godet mbi kuadrat dhe pastaj gjuan dobët në portë. Gol i sfumuar, gol i pësuar. Kështu ndodh me Specian që pëson golin e dytë në minutën e 56, sërish pas një goditje nga këndi, këtë herë shtyrë në rrjete nga Ibanjez. Specia nuk heq dorë dhe Manaj bëhet sërish protagonist…sulmuesit shqiptar shënon, por goli anulohet nga sistemi Var, dhe pak më vonë krijon sërish panik në mbrojtjen vendase. Në krahun tjetër Kumbulla u shpëton mrekullisht kartonit të kuq. Sidoqoftë mbyllet 2 m e0 dhe Roma që tani me 28 pikë ndan vendin e 6 me Juventusin ndërsa Specia prej 5 ndeshjesh nuk fiton. Takimi u transmetua në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *