E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kumbulla drejt largimit nga Roma, skuadrat që kanë shfaqur interes

Qendërmbrojtësi i kombares shqiptare dhe i Romës, mund të largohet nbga skuadra kryeqytetase tani në merkaton e janarit, për shkak të hapësirave të pakta që ka gjetur në skuadër.

Por nga ana tjetër edhe romanët duan ta huazojnë të paktën fillimisht në një skuadër tjetër për t’i krijuar hapësira Angelinos.

Sipas Calciomercato.com, Kumbulla është shumë pranë skuadrës së Torinos.

Në krye të “granatave” aktualisht është Juric, një emër i cili ka trajnuar Kumbullën edhe te skuadra e Veronës.

Reklamë

Genoa e Gilardinos gjithashtu pëlqen Kumbullën, por ata janë më mbrapa në garën për të marrë shërbimet e tij. Futbollisti 23-vjeçar dëshiron të luajë pas pushimit të gjatë nga dëmtimi i shkaktuar nga një këputje e ligamentit të gjurit.

Objektivi është që Kumbulla të luajë Europianin në qershor me Shqipërinë dhe për këtë një largim për më shumë minuta deri në fundin e majit do ishte diçka ideale për të.

Vazhdo të lexosh

Reklamë