Në një interpelancë të kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa, ministrja Mirela Kumbaro mbrojti ndryshimet e bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, duke shpjeguar se në këtë mënyrë zgjidhen problemet në territor duke zhvilluar zonat me potencial turistik, por njëkohësisht edhe duke mbrojtur natyrën.

“Janë me dhjetëra e dhjetëra këto përgjigje negative nga ana e AKZM dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, duke mos i hapur rrugë jo vetëm projekteve turistike të nivelit të lartë e elitar, por as projekteve familjare të pronarëve të trojeve në bashki të ndryshme të vendit të cilët qartazi kanë identifikuar turizmin si një rrugë për zhvillimin e ekonomisë familjare”, u shpreh Kumbaro, duke sqaruar se ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura synojnë të garantojnë një ekulibër mes zhvillimit të komuniteteve në zona me potencial turistik duke mbrojtur natyrën dhe biodiversitetin”, tha Kumbaro.

Ina Zhupa kundërshtoi argumentet e ministres, duke thënë se ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura janë bërë në shërbim të oligarkëve.

“Ligji për zonat e mbrojtur ka kaluar zonën në të pambrojtur ku ndërtimi dhe betonizmi janë të lejuara dhe vendimmarrja për këto zona varet vetëm nga KKRRT. Ju po jepni ndërtime në zonat e mbrojtura, Divjakën, Butrintin, Velipojën t’i jepni për ndërtim. Në Butrint është ndërtuar aty ku nuk duhet të ishte ndërtuar. Doni t’i mbushni zonën e mbrojtura me betonin”, tha Zhupa.

Përplasje politike në seancën e sotme parlamentare pati edhe mes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe ministrit të Brendshëm, Taulant Balla për akuzat ndaj vëllait të kryeministrit.

Sipas Ballës, Bardhi nuk bën dot kallëzim për akuzat e ngritura sepse janë të rreme dhe rrezikon burgun./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *