E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kultivuesit e drogës denoncohen në polici/ Në shtëpi mbanin edhe automatikë

Aksioni i Policisë së Mirditës çoi në pranga dy të rinj këtë të martë.

 

Efektivët morën për ta një denoncim se kultivonin drogë dhe nisën hetimet për disa javë, për t’u finalizuar më pas me operacionin e koduar “Bulshar”.

 

Reklamë

Në pranga ranë shtetasit D. N., 30 vjeç dhe K. Gj., 21 vjeç. Në një serë, ata kishin kultivuar kanabis.

 

Uniformat blu e zgjeruan kontrollin edhe në ambientin që ata kishin përshtatur për strehim, ku gjetën dy automatikë, dy radio marrëse-dhënëse si ato të policisë dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë