Kronikë
Kultivuan dhe shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 3 vlonjatë

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen për kultivim dhe posedim të lëndëve narkotike. Në pranga ranë A. L., 34 vjeç dhe K. T., 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultiviuar fidan të dyshuar cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Beshisht.
Po ashtu, në flagrancë u arrestua edhe M. A., 39 vjeç, banues në fshatin Babicë, pasi posedonte dhe shpërndante kokainë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga patrulla e përgjithshme, në automjetin e 39-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan në doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




