Një 57-vjeçare është vënë në pranga nga blutë e Korçës, pasi iu shiste nxënësve të shkollave lëndë narkotike. 57-vjeçarja shiste kanabis në lokalin e saj, i cili frekuentohej edhe nga të mitur.

 

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, policia gjeti kanabis të ndarë në doza dhe një shkop druri që plotësonte kushtet e armës së ftohtë.

 

“Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, u gjetën dy fidanë cannabis sativa të kultivuar në vazo, disa doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis, 1 peshore elektronike dhe 1 grirëse për bimët narkotike, të cilat u sekuestruan si provë materile, së bashku me ato që u gjetën në lokal”, njofton policia.

 

Dozat e lëndëve narkotike që prodhonte në banesë, i shiste në lokalin e saj që ndodhej në afërsi të dy shkollave 9-vjeçare, në Korçë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *