E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kultivonin kanabis, 7 të rinj të arrestuar në Krujë

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

Reklamë

Sipas policisë është  bërë i mundur ndalimin e shtetasve T.K.,  27 vjeç, I.D., 27 vjeç, S.D., 28 vjeç, E.D., 23 vjeç, B.D., 38 vjeç dhe A.D., 17 vjeç, të gjithë banues  në fshatin Barkanesh  të rrethit Krujë.

 

Këtyre personave policia u ka asgjësuar rrënjët e kanabisit të mbjellura në në  territorin e fshatit Barkanesh, Zgerdhesh, Kurcaj, të rrethit Krujë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit T.K.,  Policia gjeti dhe  sekuestroi një armë zjarri Pistoletë.

 

Sipas policisë operacioni i sotëm për arrestimin e tyre ka ardhur në vazhdimësi të operacionit policor të koduar “Ndëshkimi”,  si rezultat i të cilit u arrestuan dhe ndaluan 9 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër. Hetimi ndaj tyre ka nisur prej dy muajsh ku kanë marrë pjesë Policia e Krujës, Prokuroria, Policia e Durrësit si dhe  F.L.O.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë