E premte, 18 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kulluri: Do të surprizojmë në 11 maj, listat e Berishës janë bunkier

Kandidati i “Djathtas 1912”, Edvin Kulluri, në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus, të moderuar nga Erion Zeqiraj, ka komentuar listat zgjedhore të forcave politike.

Ai tha se në listat e PD do të marrin mandat vetëm ata që janë në vendet e sigurta, ata që Berisha i ka konsideruar besnikë, ndërsa theksoi se te PS situata duket pak më ndryshe në qarqet e mëdha, ku kandidatët edhe mund të bëjnë garë brenda njëri-tjetrit.

I pyetur nga moderatori Zeqiraj se si partitë e reja do të marrin vota përballë dy të mëdhave, Kulluri tha se sot qytetarët shqiptarë janë të zhgënjyer në masë si nga Rama ashtu dhe nga Berisha.

Ai theksoi se “Djathtas 1912” synon të marrë aq mandate sa për të krijuar një grup parlamentar në 12 maj. Sipas tij partitë e reja do të bëjnë surpriza në këto zgjedhje.

Pjesë nga biseda:

Zeqiraj: Tashmë që listat e partive janë publikuar, a mund të na jepni një gjykim mbi cilësinë e tyre?

Kulluri: Besoj se logjika e listave të mbyllura e PS dhe PD, mendoj se PD listat e mbyllura është fituese dhe logjikë bunkieri e Berishës për t’i ruajtuar nga sdrejtësiia. Berisah vendos çfarë t’i dojë qefi. Lista e hapura janë kot se s’kanë për ta marrë mandatin e deputetit. PS ka ecur me të njëjtën logjikë, por në qarqet e mëdha kanë shanse reale për të marrë mandatin. Por se di a do i marrin 71 mandate. Siaps sondazheve po zgjerohet populli opoziutar. 11 maji do të ketë surpriza të mëdha, do të favorizohen partitë e vogla. Te partitë e reja përveç “Djathtas 1912” ku ka intelektualë dhe figura të konsoliduar në politikë, te partitë e reja të tjera janë parti autoritare. Te Shehaj njihet vetëm Shehaj,. Te Lapaj njihet vetëm lapaj, te Arlindi vetëm Arlindi. Te Shabani vetëm Shabani dhe Soko. Te rezultati zgjedhor nuk është vetëm programi por edhe listat. Të tjerët nuk arritën dot të thitnin njerëz me CV, do të shfryhen, kjo është ajo që shikoj unë. Fryma që është krijuar ndaj PS dhe PD do të japë mandate te partitë e reja, megjithë problemet.

Zeqiraj: Si pritet të zhvillohet gara për votat e popullit opozitar në kushtet kur kemi tre koalicione që janë përballë Ramës?

Kulluri: Ne dhe Shehaj jemi shkëputur nga PD. Patjetër që duke parë situatën e elektoratit të djathtë që po refuzon PD-në, pasi sot PD ka gjysmën e elektoratit të saj, ka ardhur në rënie dhe do të vijojë të jetë në rënie. Pa fushatë pa kandidatë PD e drejtuar nga Alibeja ka marrë 104 mijë vota, që tregon se këta refuzojnë Berishën. Shqiptarët nuke dunan më Sali berishën dhe të majtët nuk e duan më Edi ramën. Se çlidhje ka rilindja me të majtën, këtë mund të na e thotë vetëm Rama.

Zeqiraj: Cilat janë pritshmëritë që keni ju personalisht dhe si koalicion në tërësi? Sa mandate synoni?

Kulluri: Unë nuk jap shifra, ne do synojmë grupin parlamentar. Në Tiranë synojmë më shumë se 1. Në Vlorë bashkë me Arbin do vijmë me mandat, e them me bindje të plotë. Se kush e merr mandatin nuk e di, por në datë 12 pres që të më uroni. /Vizionplus.tv/

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video