E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kulluri: Çfarë lidhje ka Albin Kurti me Vjosa Osmanin?

Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, për të biseduar lidhur me zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara të dielën e 14-Shkurtit në Kosovë e rezultatet prej tyre.

Kulluri shprehet se në fakt për të jo çdo gjë e re është gjë e mirë, duke risjellë në vëmendje këtu disa revolucione dhe lëvizje në histori.

Kulluri gjithashtu duke bërë një krahasim të ideve, shprehet se nuk e kupton se çfarë e bën bashkë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

“Unë nuk e di nga pikëpamja ideologjike, jo në sensin intelektual, por nga pikëpamja e projektit politik, çfarë e lidh Vjosa Osmanin me Albin Kurtin, se nuk e kuptoj.

Sot, po i rikthehesha programit të VV-së, madje bëra dhe një batutë më herët, ishte në kufijtë e Leninizmit, jo të Marksizmit. Domethënë një e majtë ekstreme jashtë kontekstit historik dhe fatkeqësisht në një vend që vjen nga një 45 vjeçar socialist, s’po themi komunist…”

Më shumë video

Reklamë