Kulla Eifel pësoi humbje të mëdha të të ardhurave pasi qëndroi për 6 ditë e mbyllur për shkak të grevës së punëtorëve.

SETE, e cila është gjithashtu kompania operuese e monumentit, i tha AFP se kishte humbur rreth 2 milionë euro gjatë grevës, nga e hëna në të shtunën.

Lexo edhe :

Related Posts

Në veçanti, vlerësohet se pothuajse 100,000 nuk ishin në gjendje të ngjiteshin në atraksionin popullor për shkak të grevës nga sindikatat CGT dhe FO.

Komiteti ndër-sindikal i dha fund grevës, një nga më të gjatat në historinë e tij moderne, duke lejuar që atraksioni ikonik të rihapet të dielën.

SETE u ka “kërkuar vazhdimisht falje” afro 100,000 vizitorëve të zhgënjyer që nga e hëna, të cilët nuk ishin në gjendje të vizitonin Kullën Eifel.

Turistët do të rimbursohen plotësisht sa më shpejt të jetë e mundur.

Çfarë parashikon marrëveshja për përfundimin e grevës?

Marrëveshja për përfundimin e grevës parashikon përfshirjen e punëtorëve në monitorimin e modelit financiar dhe funksionimit të monumentit, në kuadër të një organi që mblidhet çdo gjashtë muaj.

Këto takime kryesisht pritet të bëjnë të mundur monitorimin e modifikimit të kontratës mes SETE dhe Bashkisë së Parisit, në kuadër të një delegacioni të shërbimit publik.

Amendamenti duhet të dorëzohet në maj në këshillin e Parisit. Ai parashikon rritje me 20% të biletave dhe 145 milionë euro investim shtesë për punimet e mirëmbajtjes së monumentit.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *