E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Kukullat” shkojnë në rrethe, fëmijët në 10 qytete do të shijojnë shfaqjet teatrale

Prej tre vitesh teatri i kukullave nuk kishte asnjë premierë. Të gjitha shfaqjet e vjetra vendoseshin në këtë skenë të vogël, e përsërisnin të njëjtin refren për më shumë se një muaj.

 

Reklamë

Ende sot, nuk ka një shfaqje të re, por të paktën kukullat dhe artistët që luajnë pas tyre do të shkojnë edhe tek fëmijët që nuk jetojnë në Tiranë.

 

Reklamë

Në Sarandën apo në qytetet ku nuk ka as teatër dhe as kinema, këto tre shfaqje me siguri do të jenë evente që të vegjlit e qytetit s’i kanë shijuar asnjëherë.

 

Nuk do të jenë vetëm artistët e teatrit të kukullave që do rrugëtojnë me personazhet më të dashur për fëmijët, por edhe profesorët e qendrës kombëtare të fëmijëve.

 

Këtë verë në dhjetë qytete e të vendit, së paku fëmijët do të kenë mundësi të jenë jo vetëm publiku i teatrit, por edhe krijuesit e rinj.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë