Subscribe

“Kukulla” është premiera e radhës që ngjitet në Skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Një komedi që trajton aktualitetin në çdo skenë dhe veprim të saj vjen nga regjisorja Elma Doresin nën interpretimin e aktorëve Klodian Hoxha dhe Cubi Metkaj.

 

ELMA DORESI
REGJISORE
“Është një vepër e cila trajton tema shumë njerëzore dhe është shumë e prekshme në marrdhënien çift. Qëllimi jonë ka qenë se shohim realitetin që ndodhemi ta prekim këtë realitet dhe ti themi njerëzve që na shohin që disa gjëra janë gabim. Besoj se ja kemi dalë që të sjellim dhe situata humori por pa ju larguar asaj që suam të themi.”

 

 

Në qendër të shfaqjes qëndron Markon, i cili pas një lidhje shtatëvjeçare fillon të përballet me probllemet e të dashurës së tij që heziton të krijojë familje. Duke qenë se nuk ai nuk e duroi dot vetminë, pas disa muajsh fillon të jetojë me një grua-kukull, shpikja më e fundit e krijuar për ta bërë njeriun të lumtur. Komedia do të sjellë situata komike, batuta dhe momente humoristike, por edhe dramatike.

 

ELMA DORESI
REGJISORE
“Cdo skenë do të ketë nga një gabim që ka bërë në lidhje me ish të dashurën e tij Marian, dhe nëse kukulla erdhi në shërbim të Markon në fund ajo e con Markon drejt martesës në lidhje me marian sepse kukulla është e ndertuar nga një femër.”
“Kukulla” do të vijë per të gjithë publikun në teatrin Arturbina nga data 20 maj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *