E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Sport

Kukësi mposht Kamzën dhe kthehet tek fitorja

Ekipi i Kukësit është rikthyer tek fitorja pas një sërë rezultatesh negative.

 

Ekipi Armando Cungut ka fituar me rezultatin 3 me 2 përballë Kamzës.

 

Reklamë

Ekipi verilindor arriti të merrte një fitore jo pak të vuajtur pasi shpesh i hapi probleme vetes. Ekipi Kukësit arriti të kalonte shpejt në avantazh pasi në minutën e 8 të pjesës së parë Shkurtaj shënoi për verilindorët.

 

Por kur dukej se pjesa e parë po shkonte drejt mbylljes me verilindorët në avantazh, japonezi Fukuj barazoi shifrat.

 

Me pjesën e parë që u mbyll në barazim, ekipi Cungut ndryshoi fytyrë në të dytën pasi blerja më e re e kësaj faze Valdet Rama ish-Lojtari kombëtares kuqezi shënoi golin e dytë dhe më pas në të 60’ Rroca e coi rezultatin në 3 me 1.

 

Por pavarësisht këtij disavantazhi ekipi Kmzës nuk u dorëzua pasi I sapofuturi në lojë Martinena ngushtoi rezultatin në 3 me 2. Rezultat ky që nuk ndryshoi deri në fund të takimit.

 

Ndërkohë në ndeshjen tjetër Laçi barazoi në fushën e Kastriotit me rezultatin 1 me 1.

Vazhdo të lexosh

Reklamë