Kukësi i thotë lamtumire Uefa Champions League edhe pse me fitore. Ne takimin e kthimit te vlefshëm për raundin e dyte kualifikues te turneut prestigjioz, kampionet e Shqipërisë fituan 2-1 ne “Elbasan Arena” ndaj Sheriff Tiraspol me këta te fundit qe prenë biletën per ne turin tjetër pas fitores 1-0 ne takimin e pare.

 

Një ndeshje e interpretuar ne mënyrën me te mire nga djemtë e Ernest Gjokes, por te pafat me nje penallti te humbur, por dhe te ndalur nga shtylla dhe traversa. Pas nje presoni asfiksues ndaj miqve, te zotet e shtëpisë gjeten rrjetën ne minutën e 30 kur Emini mposhti portierin kundërshtar. Pavarësisht golit te shënuar, Kukësi mbajti te njëjtin ritëm dhe ne minutën e fundit te pjesës se pare dyfishoi shifrat me Pejiç.

 

Moldavet u kthyen ne loje ne minutën e 56 kur Bayala ngushtoi diferencën, nje gol qe e futi përsëri Sheriff Tiraspol ne vallen e kualifikimin. Ne minutën e 77 miqtë mbeten me nje lojtar me pak pas daljes me te kuqe te De Noojyer ndërsa 9 minuta nga fundi fati u buzëqeshi kampioneve te Shqipërisë kur arbitri kryesor akordoi një penallti, por Pejiç nuk u tregua i sakte përballë portierit Mikuliç.

 

Minutat e fundit drithëruese për kuksianet te pafat, te cilët preken traversën me Eminin ndërsa ne minutën e 4 te shtesës Serran goditi shtyllën pingule. Ne takimet e tjera asnjë surprize me skuadrat te ashtuquajtura “pretendente”, te cilat prenë biletën e kualifikimit.

 

Legia e Varshaves pas Armando Sadikut shpartalloi 6-0 Marihaim. Celltik – Linfild 4-0, Salcburg – Hibernians 3-0, Ludogorec – Zhalgiris 4-1, Kopenhagen – Zilina 1-2, por me danezet te kualifikuar pas fitores ne takimin e pare 3-1. Ne turin tjetër edhe Rosenborg, te cilit i duheshin 30 minutat e shtesës per te shënuar golin e fitores, 2-1 ndaj Dundalk.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *