E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kukësi kampion i Superligës!

Skuadra e Kukësit është shpallur kampion për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar. Skuadra veriore fitoi 2 – 0 në shtëpi ndaj Skënderbeut duke e mbyllur cështjen e titullit një jave para fundit të kampionatit.

 

Takimi shumë i tensionuar kundër njërës prej rivaleve për titullin kampion u vendos nga dy gola të kroatit Pero Peic në pjesën e dytë.

 

Reklamë

Skënderbeu, kampion në fuqi, e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë pas dy kartonave të kuq të dhëna nga gjyqtari Jorgji.

 

Vërshëllima e fundit e Jorgjit solli një festë të madhe në stadium, pasi tifozët u dyndën në fushën e blertë.

 

Për të parë dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit Jorgji në këtë ndeshje shkoni te artikulli i mëposhtëm:

 

Skandal në Kukës/ Goditet gjytari Jorgji, Salihi i gris kartonin e kuq (video)

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë