E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kukësi i shqetësuar për rastet me koronavirus, qytetarët të shkujdesur e pa mjete mbrojtëse

Kukësi vijon të jetë në një situatë të rrezikshme sa i takon përballjes me COVID-19, me 69 raste aktive deri më tani.

Reklamë

Shefja e epidemiologjisë pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Denisa Duraku, thotë se prej muajit korrik në Kukës ka një rritje të të infektuarave me virusin korona.

Reklamë

Sipas saj, tendenca e rritjes vihet re veçanërisht tek moshat e reja. Shumica e rasteve pozitive janë në Kukës.

Por, pavarësisht shtimit të rasteve, ndërgjegjësimi qytetar mbetet ende larg zbatimit të masave anti COVID.Në mjediset e hapura publike, qytetarët dalin të shoqëruar, pa respektuar distancën fizike dhe mbajtjen e maskave, sidomos në tregje kur bëjnë pazar.

Edhe në mjedise të mbyllura një pjesë e mirë e qytetarëve nuk vendosin maska mbrojtëse duke bërë që numri i të infektuarve të jetë më i madh. Shqetësues vijon të mbetet grumbullimi pa masa mbrojtëse gjatë pjesëmarrjes në cermonitë mortore. 

Që nga rasti i parë i konfirmuar pozitiv në mesin e muajit mars e deri tani në Kukës  janë infektuar 166 qytetarë. Ndërsa kanë ndërruar jetë  3 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus. Ndërkohë, numri i të shëruarve deri më tani është 97.

Vazhdo të lexosh

Reklamë