Shefi i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Eduard Kukan, i rikujton Serbisë pa normalizim e raporteve me Kosovën, s’ka anëtarësim në BE.

 

Ai ka theksuar se një marrëveshje përfundimtare, është kushti kryesor që Serbia të fitojë anëtarësimin e saj.

 

“Është e rëndësishme që po punojmë në këtë. Ne presim përkushtim nga të dy palët në këtë proces, si dhe një marrëveshje ligjërisht të obligueshme”.

 

Gjithashtu Kukan vuri theksin edhe tek marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel, për të cila tha se implementimi i tyre është jetik për vazhdimësinë e dialogut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *