E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Kujtuat se ju harruam?”/ Braçe flet pas aksionit kundër basteve: Do vijojë!

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe reagoi pas operacionit të policisë që arrestoi 115 persona për vijimin e basteve online. Braçe tha në “Facebook” se të tilla aksionesh do të vijojnë dhe se goditja do të jetë edhe më e fortë.

 

“Kujtuat se ju kishim harruar? 115 në pranga për bastet! 84 ndër ta administratorë. Nga parajsa e miliona lekëve fitim në ditë deri tek ferri 7-15 vite burg.  Bastet, bixhozi janë të paligjshëm në këtë vend! Por këta nuk heqin dorë. Nuk mund të rrinë dot pa fitimet që tani janë jo vetëm 100% të paligjshme por edhe 100% të tyre! Grabitja e shqiptarëve të varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shumë më pak. Ndaj duhej goditja e fortë e djeshme! Nuk ka mbaruar, do vijojë! “

 

Reklamë

Ai kërkoi nga qytetarët që të denoncojnë çdo rast të aktivitetit të paligjshëm të bixhozit.

 

Operacioni “Fati i lojërave” vuri në pranga mbrëmjen e të enjtes 115 persona. Operacioni u zhvillua në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Lezhë dhe Shkodër teksa po luheshin ndeshjet e Europa Leauge. Gjatë aksionit u sekuestruan 172 mln lekë të vjetra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë