Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 April 2026
Vizion fokus

Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një...

Sulmi i planifikuar prej ditësh, del video e 14-vjeçarit...

Kryeministri Rama vizitë në Itali, do të takohet me...

Trump: Udhëheqësit e Izraelit dhe Libanit do të zhvillojnë...

7 gola të shënuar, një karton i kuq! Bayern...

SHBA: Nuk kemi kërkuar zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Netanyahu: Ushtria izraelite vazhdon ofensivën në jugun e Libanit

Aksident i rëndë në aksin Balldren-Torovicë, plagosen dy persona

Kremlini mbron Iranin: Ka të drejtë të ketë energji...

Reuters: Hakera rusë hynë në mbi 170 email-e të...

Kujtohet masakra e Srebrenicës, serbët vranë mbi 8 mijë burra e djem boshnjakë muslimanë

11 Korrik 14:22

Sot, më 11 korrik, është përkujtuar 29 vjetori i genocidit të Srebrenicës në Bosnje Herzegovinë.

Ky është përvjetori i parë që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi  një  rezolutë që shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të masakrës të Srebrenicës.

Në ceremoninë e përkujtimit ishin të pranishëm shumë zyrtarë vendas e të huaj.

“Është e domosdoshme që shoqëria të refuzojë çdo formë të minimizimit të gjenocidit në Srbrenicë dhe kjo është detyrë e të gjithëve ne. Ne kemi nevojë për përpjekje shtesë këtu”, tha Christian Schmidt, përfaqësues i lartë në Bosnjë  Herzegovinë.

Në qendrën  Përkujtimore të Potocarit u mblodhën  familjarë të viktimave të cilët shprehën dhimbjen për humbjen e njerëzve të afërt.

“Imagjinoni se keni një familje të tërë dhe i humbisni  ata në një ditë…..Isha vetem  19 vjeç. Kete dhimbje nuk e kupton dot askush që nuk e ka përjetuar”, tha Jasna Tuholjkiq, familjare e një prej viktimave.

“Është një histori e gjatë. Unë mbijetova  për shkak të pakujdesisë së ushtarëve serbë. Ata refuzuan të kontrollonin nëse të gjithë ishin vrarë. Unë u plagosa. Arrita të largohesha dhe të zvarritesha nga vendi i krimit”, shtoi Nedžad Avdić, i mbijetuar nga masakra e Srabrenicës.

“Gjatë një prite, unë dhe vëllai im qëndruam gjithë natën vetëm dhe nuk e kam parë babanë që atëherë. Në agim, kur filluam të iknim, u ndamë dhe nuk e pashë më vëllanë”, u shpreh Mirza Bashiq, i mbijetuar nga masakra e Srabrenicës.

Në korrik të vitit  1995, ushtria serbe e Bosnjës pushtoi Srebrenicën, e shpallur më parë një zonë e sigurt, duke vrarë brutalisht mijëra burra dhe adoleshentë muslimanë.

Pjesa e mbetur e popullsisë boshnjake e pranishme në Srebrenicë, rreth 25,000 gra, fëmijë dhe të moshuar, u transferuan me forcë jashtë enklavës. Kjo ishte masakra më e madhe në Evropë që nga Holokausti.

Genocidi la plagë të thella emocionale te të mbijetuarit, familjet e viktimave dhe shoqërinë boshnjake, duke krijuar pengesa të qëndrueshme për pajtimin midis grupeve të ndryshme etnike të vendit./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
boshnjaket masakra e srebrenices vrasje

Nga e njëjta kategori

Banore në pallatin që e përpinë flakët, reagon ish-konkurrentja e Ferma VIP: Zjarri shumë i fuqishëm

më shumë...

Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një raundi të ri bisedimesh

më shumë...

Sulmi i planifikuar prej ditësh, del video e 14-vjeçarit të armatosur pak para masakrës në Turqi

më shumë...

Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona, mes tyre edhe ish-zyrtarë të IMT-së për shpërdorim detyre

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:29

Banore në pallatin që e përpinë flakët,...

10:07

Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë...

10:01

Sulmi i planifikuar prej ditësh, del video...

9:55

Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7...

9:44

I dënuar për vrasje, arrestohet në Belgjikë...

8:47

Kryeministri Rama vizitë në Itali, do të...

8:39

Trump: Udhëheqësit e Izraelit dhe Libanit do...

8:32

Vranësira dhe reshje lokale, parashikimi i motit...

8:20

“Financat kërkojnë kujdes”, parashikimi i yjeve për...

11:07

7 gola të shënuar, një karton i...

11:05

“Jemi vetëm shokë”/ Puthje pasionante mes Fabjolës...

10:41

SHBA: Nuk kemi kërkuar zgjatjen e armëpushimit...

10:29

Ndodh puthja e parë në Ferma VIP?...

9:40

Netanyahu: Ushtria izraelite vazhdon ofensivën në jugun...

9:00

Aksident i rëndë në aksin Balldren-Torovicë, plagosen...

8:48

Kremlini mbron Iranin: Ka të drejtë të...

8:21

Reuters: Hakera rusë hynë në mbi 170...

8:13

Rusia shprehet e gatshme të marrë uraniumin...

7:59

Rama udhëton nesër drejt Romës, kryeministri do...

7:35

“Siguria është pasaporta e Policisë së Shteti”,...

Më të klikuarat

  • Ndodh puthja e parë në Ferma VIP? Momente romantike mes Indr...
  • Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama: Pallati do të rindërtoh...
  • Mimoza Ahmeti bën rrëfimin e rrallë në Ferma VIP për partner...
  • EMRAT/ Kush janë 3 të arrestuarit nga SPAK që trafikuan 7.5...
  • Si u emërua prokuror Ols Dado? Flet për herë të parë Bamir T...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.