E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kujtohet demonstrata antikomuniste, në 13 dhjetor 1990 shkodranët rrëzuan bustin e Enver Hoxhës

Të djathtët në Shkodër përkujtuan 35-vjetorin e demonstratës së 13 dhjetorit 1990, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kohës, kur një një grup shkodranësh mposhtën frikën dhe rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha të vendosur përpara ish-komitetit të partisë.

Ceremonia bëri bashkë përfaqësues të shoqatës “13 dhjetori”, si dhe deputet e anëtar të Partisë Demokratike, ndërsa shumë prej protagonistëve të asaj dite, nuk jetojnë më.

Zhgënjimi është prezent tek ata që besuan dhe shpresuan se pas atyre lëvizjeve, Shqipëria do të linte pas të shkuarën.

Demonstrata e 13 dhjetorit filloi tek Gjimnazi “Jordan Misja” dhe më pas iu bashkuan studentet e te rinj të tjerë dhe marshuan bashkërisht në qendër të qytetit, ku rrëzuan bustin e diktatorit.

Për ngjarjen e 13 dhjetorit u ndaluan 78 persona, prej të cilëve 42 u arrestuan. Deri në datën 24 dhjetor 1990 u dërguan në gjyq 50 protestues.

Shkodra ishte qyteti parë në vend prej ku filluan lëvizjet demokratike.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video