Presidenti llir Meta ka publikuar të premten disa foto nga Xhamia Kubelie, e ndërtuar në vitet 1700, të cilën e konsideroi një prej vlerave të trashëgimisë sonë historike e kulturore. Ndërsa shprehet se nga masakra e 1967 kanë shpëtuar vetëm disa kolona.

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit përcolli mesazhin për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike të vendi. Sipas tij, çdo humbje është e parikuperueshme dhe nuk duhet lejuar.

“Xhamia Kubelie në Kavajë e ndërtuar në vitet 1700 është një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike e kulturore, që për fat të keq provoi kazmën e regjimit diktatorial në vitin e zi 1967, si shumë objekte të tjera kulti. Fatmirësisht nga ajo masakër kanë shpëtuar disa kolona, dëshmi se si arroganca e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme në çdo kohë për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të ndërgjegjshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit tonë, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më. Na mjaftojnë kujtimet e hidhura të kazmave të komunizmit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *