Subscribe

Vrasja e Klodian Rashës ka bërë që të mblidhet sërish grupi hetimor pranë Prokurorisë së Tiranës.

 

Mësohet se në këtë takim ishte Drejtori i Përgjithshme i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku, drejtori i SHÇBA për Tiranën, Arben Caka, prokurori Ardian Braho dhe oficer të policisë gjyqësore.

 

Por nga ana tjetër, arma që pretendohet nga policia se i përkiste Klodian Rashës, po zvarrit hetimet për zbardhen e vrasjes së 25-vjeçarit nga efektivi i Shqiponjës.

Edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga ngjarja e rëndë, ekspertiza balistike ende nuk ka dhënë një përgjigje, nëse pistoleta ishte apo jo e të riut.

 

Të njëjtat burime shtojnë se grupi hetimor ka kërkuar kryerjen e ekspertimit të gjurmëve të Rashës, efektivit Nevaldo Hajdaraj dhe të kolegut të tij që gjeten armën. Nëse siç pretendojnë dy efektivët, arma i përket viktimës, mund të lehtësoje situatën e gjykimit për Nevaldo Hajdaraj.

 

Por nëse ekspertiza del në përfundimin se arma nuk i përkiste viktimës, mund të ngrihen dyshime të forta mbi dy efektivët e përfshirë në ngjarjen e rëndë. Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi në një distancë prej 5 metrash në rrugicën e banesës së tij.

 

Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, tregojnë qartë veprimet e policit të Shqiponjave, i cili ka marrë pozicion dhe ka qëlluar në drejtim të tij me dy plumba, një prej të cilëve i shkaktoi vdekjen. Këto pamje kanë bërë që prokuroria të ndryshojë akuzën ndaj efektivit Nevaldo Hajdaraj, nga “Vrasje në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme” në “Vrasje me dashje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *