E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Kujdes! Sipas këtij studimi vetmia mund të shkaktojë makthe

Vetmia mund t’ju japë makthe, sugjeron një studim i fundit. Shkencëtarët amerikanë zbuluan se njerëzit që ndihen të vetmuar përjetojnë më shpesh dhe me intensitet më të madh makthe gjatë gjumit, ndoshta për shkak të stresit që shkaktohet nga mungesa e lidhjeve të forta sociale dhe emocionale.

Në një analizë të të dhënave nga 827 pjesëmarrës, studiuesit gjetën një lidhje midis vetmisë dhe frekuencës së maktheve.

Në një grup të dytë me 782 pjesëmarrës, ata zbuluan se vetmia ndikon edhe në intensitetin e maktheve.

Studimi mbështet teorinë se vetmia tek njerëzit sinjalizon mungesën e mbështetjes dhe suportit social, një nevojë që mesa duket është thelbësore për specien tonë.

Reklamë

Kur mungojnë marrëdhëniet e forta, individët vuajnë fizikisht, mendërisht dhe në aspektin social, gjë që mund të çojë në më shumë stres dhe më shumë makthe.

Pra, siç duket vetmia nuk shkakton probleme fizike dhe mendore vetëm gjatë orëve tona zgjuar, por ajo e gjen një mënyrë dinake për të ndërhyrë tek shpirtrat tanë të trazuar edhe kur jemi thellë në gjumë!

Vazhdo të lexosh

Reklamë