Politikë
“Kujdes nga protesta e opozitës”

Ilustrim · Vizion Plus
Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje qytetarëve amerikanë të qëndrojnë larg vendit ku do të zhvillohet protesta e opozitës. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, theksohet se një protestë pritet të zhvillohet më 27 janar dhe se personeli i Ambasadës Amerikane dhe familjarët e tyre duhet të evitojnë vendet ku do të zhvillohet tubimi.
Përfaqësia diplomatike u bën thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në vendin tonë, të shmangin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Skënderbej” sheshin “Nënë Tereza”, dhe të kenë kujdes nga grumbullimet. Po ashtu bëhet apel që qytetarët të informohen nga mediat shqiptare për çdo zhvillim.




