E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kujdes nga mesazhet që iu vijnë në emër të Postës Shqiptare, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Mos jepni në asnjë rast të dhënat tuaja bankare

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare.

Mesazhet përmbajnë linqe që synojnë vjedhjen e të dhënave bankare dhe të kartave të kreditit. Domaini i përdorur është identifikuar dhe raportuar për bllokim pranë AKEP.

“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare.

Domaini i rrezikshëm është raportuar dhe dërguar për bllokim te AKEP.

Reklamë

Kjo fushatë nuk ka lidhje me një aktor të sponsorizuar specifik, por është një tjetër përpjekje për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, njësoj si rastet e mëparshme që janë hasur nga imitues të Postës Shqiptare.

Kujdes! Mos jepni në asnjë rast të dhënat tuaja bankare apo të kartës përmes formave të dyshimta!

AKSK vijon monitorimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet përgjegjëse për të parandaluar çdo përpjekje për mashtrim digjital”,thuhet ne njoftimin e AKSK.

/vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë