Stresi i vazhdueshëm jo vetëm që mund të jetë duke ua rrënuar shëndetin mendor, por njerëzit me nivele të larta të stresit janë më të prirë të vdesin nga kanceri, tregon një studim i ri.

Pas analizimit të të dhënave të më shumë se 15,000 qytetareve ne britani, hulumtuesit kanë zbuluar se meshkujt me nivel te larte stresi ishin dyfish më të prirur te prekeshin nga kanceri, krahas atyre që nuk kishin probleme të tilla, shkruan Telegraf.

 

Pra, sipas shkencëtarëve, stresi i vazhdueshëm krijon rrezik me te madh te prekjes nga kanceri. Kjo mund të jetë për shkak se nivelet e larta të hormonit të stresit – siç është kortizoli – mund të jenë duke e penguar aftësinë e qelizave për riparimin e ADN-së së dëmtuar, duke u japë mundësi qelizave kanceroze të formohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *