Subscribe

Rastet tragjike nga përdorimi i pakujdesshëm i bombolave të gazit, apo shitja e tyre nga biznese të pa autorizuara përsëriten gjithmonë, por sidomos gjatë sezonit të verës. Rritja e temperaturave i bën më të rrezikshme bombolat që përdorin familjarët dhe baret e restorantet. Inspektorati Shtetëror Teknik ka përqendruar aksionin në zonat turistike dhe nuk mohon që në shumë biznese ka gjetur shkelje, të cilat rrezikojnë jetën e pushuesve përreth. Nako Petro, inspektor i naftës dhe i gazit këshillon qytetarët që të kenë kujdes në përdorimin e bombolave në këtë periudhë të nxehtë. Ai u kujton se blerja e tyre duhet të bëhet vetëm nga shoqëritë e licencuara dhe sëbashku me bombolën e blerë duhet të marrin çertefikatën e saj për të parë afatin e skadencës. Ai jep dhe një këshillë praktike për të kontrolluar nëse ka apo jo rrjedhje të gazit. Inspektorati Shtetëror Teknik bën thirrje që qytetarët të mos mbushin bombola në autogaz pasi është e jashtëligjshme dhe po ashtu, sidomos në këtë periudhë ajo duhet mbajtur në vende të ftohta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *