E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Kujdes! Ja mosha kur partneri mund tju tradhëtojë

Tradhëtia është një ndër problematikat kryesore në jetën e një çifti. Shpesh partnerët janë të prirur që të gjejnë patjetër prova se janë tradhëtuar.

 

Studiuesit kohët e fundit kanë zbuluar diçka që mund të ndihmojë këdo që dyshon në besnikërinë e partnerit. Në një moshë të caktuar, gjasat e tradhtisë rriten me shpejtësi.

 

Reklamë

Ata kanë gjetur se nëse dikush është 39 vjeç, ai është më i prirë të tradhtojë. E njëjta vlen edhe për 29-vjeçarët dhe 49-vjeçarët. Studiuesit shpjegojnë se njerëzit janë më të prirë ndaj sjelljes ekstreme kur afrohen me një ditëlindje “të rrumbullakët”, ditën kur një dekadë është përmbyllur.

 

Kjo teori mbështetet nga gjashtë studime të tjera të kryera nga dy shkencëtarë nga Universiteti i Nju Jorkut dhe Kalifornisë.

 

Ata mblodhën të dhëna nga platformat e takimeve online dhe anketave me njerëz të moshave “të dyshimta”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë