Reperi i njohur Getinjo vazhdon të ngrejë famën e tij. Ai e ka filluar shumë i ri rrugëtimin në muzikë, ndërsa tani publikon shumë shpesh projekte muzikore nën ombrellën e labelit “On Records”. Duke qenë një reper, ka ditur të ruajë mirë ekuilibrin dhe të mos mbajë inate me askënd, pavarësisht se një postim i tij i fundit në rrjetin social Instagram, ka bërë fansat të mendojnë se ai po u drejtohet me një “diss’ kolegëve të tij.

 

 

Është një fjali e publikuar bashkë me një foto në InstaStory, ajo e cila ka ngritur dyshimet për këtë gjë.

 

 

“Kur unë kam sjell dope (drogë), ju jeni tut me pi cigare, amo s’e dini”,- ka shkruar ai në InstaStory.

 

 

Në pamje të parë të fotografisë, duke se reperi e ka publikuar këtë frazë thjeshtë sa për përshkrim, mirëpo në deklarata të tilla duhet pasur kujdes, pasi kolegët mund ta marrin si të vërtet fjalinë, duke menduar që është një ‘diss’ për ta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *