Nga e diela, të gjithë qytetarët duhet të aplikojnë për të marrë leje për të dalë nga shtëpia për të plotësuar nevojat e perditshme si ushqime apo barna. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video informuese për hapat që secili prej nesh duhet të ndjekë për të siguruar këtë leje.

 

Qytetaret mund te aplikojne ose ne e-albania ose mund te çojne mesazh falas ne numrin 55 155. Per te marre leje per te dale nga shtepi mund te aplikoje vetem nje pjesetar i familjes, nderkohe qe perjashtohen pensionistet te cilet nuk duhet te dalin jashte ne kete periudhe per shkak se jane me te rrezikuar nga koronavirusi.

 

Te gjithe ata qe shkojne ne pune, nuk kane nevoje per te marre leje pasi kane tashme autorizimin qe i lejon te dalin nga shtepia.

 

Vete kryeministri Rama, ndersa ka publikuar keto masa te reja, ka theksuar se kjo eshte e vetmja rruge per te frenuar perhapjen e koronavirusit.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Të gjitha rregullohen, por jeta nuk na jepet dy herë dhe vuajtjet të gjitha harrohen, po të vdekurit nuk ringjallen më, kur na vijnë mendtë! Prandaj me hir ose pahir, të gjithë duhet dhe do bëjmë durim, kjo luftë nuk fitohet ndryshe! Nga e hëna në zonat urbane, kush del për pazar pa autorizim shkel ligjin dhe ndëshkohet! Ky autorizim nuk duhet për ata që shkojnë në punë, të cilët do të vazhdojnë të lëvizin njësoj si më parë me autorizimet që disponojnë.”

 

Kryeministri ka perseritur se eksperienca e vendeve te tjera tregon se aty ku masat nuk respektohen, vdekshmëria është alarmante dhe spitalet shkojnë në kolaps duke u bere apel qytetareve te qendrojne ne shtepi e te respektojne rregullat e distancimit social

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *