Vendi
Kufizim mjeteve të tonazhit të rëndë

Ministria e Brendshme dhe ajo e Infrastrukturës vendosin kufizimin e lëvizjes se mjeteve te tonazhit te rende për te lehtësuar qarkullimin. Urdhri i firmosur nga ministrat Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri parashikon ndalimi e kësaj kategorie te mjeteve nga data 15 qershor deri ne datën 15 shtator. Kufizimet do te prekin ditët e fundjavës kur edhe fluksi i makinave është me i madhe. Ky hap i dy ministrive synon te shmang krijimin e radhëve te gjata te mjeteve siç ka ndodhur ne vitet e kaluara. Akset kryesore kombëtare veçanërisht ato qe te cojne ne bregdet përballojnë nje fluks te madh mjetesh gjate muajve te verës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




