E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

“Kufiri, Kosova s’humb territor”

Nga marrëveshja për kufirin me Malin e Zi, Kosova nuk humb territor. Kështu është shprehur Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës. Kreu i shtetit i ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës të votojnë paktin dhe të mos mbajnë peng vizat për shkak të interesave të tyre personale. Duke folur për skandalin e përgjimeve, e cila prek Partinë Demokratike të Kosovës dhe atë vetë, kreu i shtetit bëri thirrje për transparence, por nuk preferoi të mbaje qëndrime të tjera për të mos ndikuar politikisht mbi institucionet e pavarura. Skandali “Pronto 2” ka shkaktuar protesta të vazhdueshme te shoqërisë civile dhe reagimin e partive ne opozite, të cilat kanë kërkuar hetim ndaj Adem Grabovcin dhe ndikimit të tij politik për emërimet në administrate dhe institucione të pavarura.

Më shumë video

Reklamë