Subscribe

Presidenti  Meta nga Drashovica e Vlores ka premtuar se do të mbrojë kushtetuten ne lidhje me marreveshjen per kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë. Kryetari i shtetit u ka bere apel të gjithe institucioneve që në negocimin e finalizimin e një marrëveshje me Athinen zyrtare te respektojne vendimin qe gjykata Kushtetuese mori ne 2010.

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

 “Pa asnjë diskutim shqiptarët duhet të jenë të sigurt që Presidenti do të mbrojë Kushtetutën, në cështjen në fjalë do të respektojë vendimin e gjykatës kushtetuese dhe këtë duhet ta bëjne të gjithë institucionet tona.”

Përpjekja për të arritur një marrëveshje me fqinjin tone Greqinë për ndarjen e kufirit detar daton vite më parë e përbën nje prej çeshtjeve më të debatuara në Shqipëri. Ne 27 prill të vitit 2009 dy ministrat e Jashtëm të vendeve tona nenshkruan  Marrëveshjen “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të Shelfit Kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

Kjo marreveshje nuk arriti te kalonte asnjehere në parlament pasi partia socialiste e goditi në gjykaten kushtetuse. Kushtetuesja i dha të drejte socialistëve dhe në 15 prill të vitit 2010 publikoi arsyet pse kjo marreveshje shkelte ligjin themeltar të shtetit.

Me ardhjen e socialistëve në pushtet deri në vitin 2018 mes Greqise dhe Tiranës zyrtare, u zhvilluan 3 raunde negociatash jo vetëm për kufirin detar,  por edhe për çeshtje të mbetura pezull mes dy vendeve sic është nevoja për të hequr ligjin e luftës që Athina ka ende në fuqi.

Por edhe pse procesi avancoi deri tek miratimi i grupit negociator, bisedimet u bllokuan dhe ende sot këto çështje mbeten të pazgjidhura.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *