Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 June 2026
Vizion fokus

Tërmet i fortë godet një ishull jugor në Filipine

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe 10 ditë...

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga ana tjetër,...

Debate mes PS e PD për protestat, Mazniku: Tubimet...

Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor për presion...

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet më “dysh”...

Venezuelë/ Momenti kur një grua nxirret gjallë nga rrënojat...

Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe...

Mrekulli mes rrënojave në Venezuelë! Familjarët gërmojnë me duar,...

Bilanci i viktimave në Venezuelë shkon në 235 pas...

Kufiri detar i Greqisë/ Balla: Meta, Berisha dhe Basha firmosën marrëveshje kundër interesave të Shqipërisë

27 Gusht 16:34

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla reagoi pas debatit të hapur ditët e fundit pas deklaratave të Greqisë për zgjerimin e kufirit detar.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Balla risolli në vëmendje marrëveshjen e vitit 2009 që Shqipëria dhe Greqia nënshkruan.

Balla tha se me anë të këtij pakti dëmtoheshin interesat e vendit tonë dhe prandaj u rrëzua me vendim gjykate.

“MË 27 prill 2009, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, vasal i bindur i Sali Berishës, firmosi marrëveshjen detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua publikisht, por teksti dhe hartat e marrëveshjes u mbajtën të fshehta. Në tetor të 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta, GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË SOCIALISTE🌹🇦🇱 i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Në 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën tonë, ku vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe legjitimimin e PS-së si palë ankimuese. Seancat në Gjykatën Kushtetuese zgjatën deri në prill të vitit 2010, ndërsa u karakterizuan nga debate dhe polemika të forta. Sali Berisha, Lulezim Basha dhe Ilir Meta ishin publikisht tre avokatët kryesorë të Marrëveshjes, kundër interesave të Shqipërisë.”

Taulant Balla garantoi se diçka e tillë nuk do të ndodhë më. Sipas tij, rrëzimi i asaj marrëveshjeje tregon se Partia Socialiste do të mbetet gjithmonë në krahun e duhur të historisë.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Balla Kufiri Detar

Nga e njëjta kategori

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga ana tjetër, rreth 5 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave

më shumë...

Debate mes PS e PD për protestat, Mazniku: Tubimet normale në demokraci. Boçi: Qeveria të ballafaqohet me qytetarët

më shumë...

Plaurent Dervishaj në burg për jetë, 35 vjet për Julian Meçen, shpallen fajtorë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj

më shumë...

Rama numëron arritjet e qeverisë dhe ironizon thirrjet për dorëheqje: … në 2030

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

2:24

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga...

2:20

Debate mes PS e PD për protestat,...

2:19

Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë...

2:15

Rivitalizimi i Kalasë së Elbasanit, banorët kërkojnë...

2:09

Masa kundër zjarreve në Shkodër, vëmendja gjatë...

1:47

Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor...

1:44

Rama pret ish presidentin francez, kryeministri i...

12:40

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet...

12:21

Studimi zbulon se njerëzit që hanë këtë...

12:10

Europa në alarm nga i nxehti, rritet...

11:59

Venezuelë/ Momenti kur një grua nxirret gjallë...

10:57

Ndotet vija bregdetare e Himarës, reagon bashkia:...

10:54

EMRI/ Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari...

10:44

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë,...

10:17

Aplikimi për kreditë e buta në Tiranë,...

10:15

Plaurent Dervishaj në burg për jetë, 35...

10:14

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë, MABCO...

10:09

Rritet numri i studentëve të helmuar, AKU...

Më të klikuarat

  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë të përqe...
  • Të shtëna me armë zjarri në Shkodër
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.